Qipro

Përtej zjarreve, shpëtoni bletët

Qiproja ka një traditë të gjatë në prodhimin e mjaltit. Pas një zjarri vdekjeprurës gjatë verës 2021, 75 % e koshereve dhe miliona bletësh u humbën. Për të rikthyer në jetë ekosistemin e shkatërruar, qendra e Riprodhimit Artifikal të Bletëve «Melissa Vie» u krijua Odous. Ajo është një nga fshatrat e malit të Limassolit të prekur nga zjarret, në jug të ishullit.

Në korrik 2021, një nga zjarret më të këqija në historinë e ishullit shpërtheu në Qipro, la 4 të vdekur, shumë njerëz të pastrehë, pasuri të shkatërruara dhe 5500 hektarë tokë të djegur. Rreth një vit më vonë, në qershor 2022, falë iniciativës së Bankës së Qipros dhe klubeve Rotary, Qendra e Riprodhimit Artifikal të Bletëve «Melissa Vie» u inaugurua. Funksioni i saj është të rikthejë në jetë natyrën dhe komunitetet që kanë vuajtur në aspektin mjedisor, ekonomik dhe profesional.

Një bletë që jep shpresë

«Të nesërmen e zjarreve shkatërruese, ne shkuam në fshatrat e prekur për të shqyrtuar në vend nevojat specifike që kishin dalë. Pas realizimit të disa takimeve me kryetarët e fshatrave [NC1] të sektorit, u identifikua një viktimë kolaterale: bletaNë fakt, 75 % e koshereve të pranishme në këtë rajon u shkatërruan dhe miliona bletësh u humbën për shkak të zjarreve», shpjegon Elli Ioannidou, Drejtoreshë e Përgjegjësisë Sociale të Bankës së Qipros. Qendra ka për qëllim të mbështesë ekonominë lokale, duke ndihmuar në rikthimin jo vetëm të prodhimit të mjaltit, por edhe të produkteve bujqësore të lidhura», thekson ajo. Para se të sqarojë : «Nëntë komunitete dhe 38 biznese të vogla dhe të mesme të prodhimit të mjaltit përfitojnë nga ekspertiza e Qendrës». 

Roli vendimtar i Qendrës Melissa Vie

Gjatë periudhës së zjarreve dhe më pas të krijimit të qendrës së riprodhimit, Menelaos Philippou ishte President i Këshillit Komunal të fshatit Odous. Bletar profesionist dhe fermer, ai tregon se Qendra luan një rol vendimtar në rikthimin jo vetëm të prodhimit të mjaltit, por edhe të aktivitetit bujqësor në përgjithësi.

«Ne ofrojmë ekspertizë për riprodhimin artifical të mbretëreshave, një hapësirë për ruajtjen e makinave të riprodhimit, pajisje për analiza falas për të gjitha bizneset e prekura nga zjarret që operojnë në sektorin e prodhimit të mjaltit dhe trajnime falas nga profesorë të kualifikuar të universiteteve të huaja. Qendra «Melissa Vie» ndihmon në restrukturimin e koshereve dhe në rritjen e biodiversitetit. Fitojnë bizneset e vogla dhe të mesme bletarake të fshatrave të prekur nga zjarret: Arakapas, Melini, Ora, Odous, Eptagonia, Sycopetra, Agioi Vavatsinia dhe Vavatsinia».

Për z. Philippou, një pjesë e rëndësishme e prodhimit të mjaltit është rikuperuar. Megjithatë, ajo mbetet e ulët në krahasim me vitet e mëparshme, kryesisht për shkak të mungesës së reshjeve dimrin e kaluar, që kufizoi zhvillimin e florës dhe mbledhjen e nektarit nga bletët. «Të ardhurat ndikohen gjithashtu nga faktorë të tjerë si sëmundjet e bletëve dhe kushtet atmosferike».

«Kjo veprimtari na ka afruar me banorët e rajonit dhe akoma më shumë me prodhuesit e mjaltit, pasi janë krijuar bashkëpunime të tjera midis nesh. Kjo është sidomos organizimi i vizitave edukative në workshopet e prodhimit të mjaltit për fëmijët e stafit të Bankës, ofrimi i produkteve të nxjerra nga mjalti si dhurata të biznesit të Bankës për partnerët dhe klientët… Ose gjithashtu promovimi i vlerës ushqyese të këtyre produkteve, përmes rrjeteve sociale», saktëson znj. Ioannidou.

Kontributi i madh i bletëve për njerëzimin

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, Instituti Kombëtar i Kërkimeve Bujqësore të Francës ka vlerësuar kontributin e polinatorëve në bujqësinë globale në më shumë se 200 miliardë dollarë në vit. Megjithëse ata janë thelbësorë për ekosistemet e planetit, shërbimet që bletët dhe polinatorët e tjerë ofrojnë falas për bujqësinë dikur konsideroheshin të fituara, gjë që nuk është më domosdoshmërisht e vërtetë sot.

«Bletët janë të pazëvendësueshme për ruajtjen e biodiversitetit, polinimin e bimëve dhe sigurimin e zinxhirit të ushqimit», thekson Menelaos Philippou. «Rreth 75 % e kulturave varen nga polinimi i bletëve. Ato janë prandaj thelbësore jo vetëm për bujqësinë, por gjithashtu për qëndrueshmërinë e ekosistemit. Kjo është arsyeja pse është detyra jonë të mbrojmë bletët, mjedisin dhe planetin tonë, duke siguruar një jetë të qëndrueshme për brezat e ardhshëm!», përfundon ai.

Qendra «Melissa Life» u krijua në Odous, një nga fshatrat e rajonit malor të Limassolit të prekur nga zjarret. @bankofcyprus

Foto e Parë: Rreth 75 % e kulturave varen nga polinimi nga bletët. @cybeeas