Solutions croisées

Energjitë e reja: eksperimentimet po shtohen në numër

Ishulli grek i Tilosit, në detin Ege, është i pavarur energjetikisht. Kjo është e mundur falë vendosjes së një sistemi të kombinuar për prodhimin e energjisë që funksionon me bateri të rimbushme të ushqyera nga një turbina me erë 800 kilovatë dhe një park diellor fotovoltai 400 kilovatë. Në Liban, punimet e Universitetit Saint-Joseph në Bejrut rreth metanizimit, një proces biologjik natyral i degradimit të materies organike së kafshëve ose bimëve, mund të shndërrojë në një të ardhme të afërt mbetjet organike në burim energjie.

Karburantet fosile (nafta, qymyri...) përfaqësojnë më shumë se 75% të emetimeve globale të gazrave të efektit të shtërngimit të akullnajave dhe afër 90% të të gjitha emetimeve të dioksidit të karbonit. Ata përfaqësojnë një nga faktorët më të rëndësishëm të ngrohjes globale. Një zgjidhje për të zvogëluar përdorimin e tyre dhe për të ruajtur më mirë mjedisin do të ishin komunitete autonome që shfrytëzojnë burime të pastër. Kjo është ajo që ka arritur të bëjë një ishull i vogël grek me 899 banorë, në detin Egje. Që nga viti 2018, Tilos është në gjendje të sigurojë energjinë për vete dhe madje arrin të furnizojë pjesërisht edhe ishujt e fqinjë. Sistemi i saj i prodhimit të energjisë hibride funksionon falë baterive të rimbushme të ushqyera nga një turbina e erës prej 800 kilovatë dhe një park diellor fotovoltaike prej 400 kilovatë.

Punimet e Universitetit Saint-Joseph të Bejrutit rreth metanizimit mund të transformojnë mbetjet organike në një burim të çmuar. Ky projekt inovativ synon në veçanti të rivitalizojë sektorët e energjisë (përfshirë energjinë elektrike) dhe bujqësinë në Liban.