Shqipëri

Panelet diellore nxisin bujqësinë e qëndrueshme.

Burime të reja për bujqësinë #3

Bujqësia është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Ajo kontribuon në më shumë se 18% të produktit të brendshëm bruto dhe punëson rreth 33,6% të forcës punëtore të vendit. Megjithatë, ajo përballet me shumë pengesa, veçanërisht me koston shumë të lartë të energjisë elektrike që është e domosdoshme për funksionimin e serave dhe sistemeve të ujitjes. Për të mbështetur dhe dinamizuar këtë sektor, Shqipëria ka nisur, para tre vjetësh, një projekt të gjerë për instalimin e paneleve diellore në zonat rurale.

Sektiori bujqësor ka kaluar nëpër shumë faza zhvillimi, nga kooperativat komuniste deri te ekonomia e tregut të lirë. Hapja ndaj investimeve të huaja dhe mbështetja e Bashkimit Evropian ka bërë që shumë bujq të adaptojnë prodhimin e tyre. Megjithatë, ata mbeten të varur nga çmimi i lartë i energjisë dhe nga varësia ndaj burimeve jo të rinovueshme.

Një bujqësi në transformim

Në kuadër të programit evropian IPARD II (2014-2020) që synon specifikisht zonat rurale dhe sektorët agro-alimentarë të vendeve në procesin e anëtarësimit, Shqipëria ka marrë rreth 72 milion euro për zhvillimin rural. Një fond i destinuar për të transformuar praktikat bujqësore si infrastrukturat dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit.

Për periudhën 2021-2027, IPARD III pritet të sjellë 112 milion euro të tjera. Edhe pse kjo ndihmë është pezulluar përkohësisht për shkak të problemeve të korrupsionit, ky financim do të fokusohet në modernizimin e fermave dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Po ashtu, do të synohet përputhja e praktikave bujqësore me standardet e BE-së, për të lejuar bujqit shqiptarë të integrohen më lehtë në tregjet ndërkombëtare.

Projekti « itineraret e gjelbra »

Të ftuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e këtij sektori, qeveria shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë nisën para tre vjetësh një program të gjerë për instalimin e paneleve diellore në zonat rurale. I titulluar "Itineraret e gjelbra për blegtorinë shqiptare", ai lejon uljen e kostove operative dhe rrit efikasitetin e prodhimit duke rritur rendimentet.

Pra, janë instaluar panele diellore në disa ferma pilot. Falë këtij sistemi, bujqit arrijnë të reduktojnë ndjeshëm varësinë e tyre nga rrjeti elektrik, duke realizuar kështu kursime të konsiderueshme.

Energjia e prodhuar përdoret për të mbajtur temperaturën në sera, të domosdoshme për prodhimin e frutave dhe perimeve. Ajo gjithashtu lejon funksionimin e sistemeve të ujitjes, të cilat kërkojnë një furnizim konstant me energji.

Franca është veçanërisht e angazhuar në këtë program përmes Institut de l'élevage, dhe zbatimi i tij ndiqet nga afër nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard. Diplomati thekson se kjo është një nga pikat që kushtëzojnë hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. “Çështja është të garantojmë praktika të mira dhe t’i ndajmë ato me sa më shumë bujq të jetë e mundur, për t’i bërë ato të njohura ».

Shembuj konkretë

Instalimi i paneleve diellore dhe infrastrukturave për ruajtjen e qumështit në fermat e Çajupit në Libohovë është pjesë e eksperiencave pilot. E mbështetur pikërisht nga Instituti francez i Blegtorisë, kjo ka ndihmuar blegtorët të rrisin të ardhurat e tyre dhe të adoptojnë praktika më të mira. Të dhënat tregojnë se zbatimi i teknologjive moderne në blegtori jo vetëm që rrit produktivitetin, por kontribuon gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit.

Vigan Dervishi, shef projekti në Institut, thekson se programi “Rrugët e gjelbra”, i dedikuar plotësisht blegtorisë, transponon praktikat më të mira franceze duke i përshtatur ato për investime të vogla.

“Në Korçë, për shembull, ne do të krijojmë një instalim të vogël biogazi për përdorim familjar. Ajo do të shërbejë si model për familjet që kanë një ose dy lopë dhe mund të prodhojnë biogaz për nevojat e shtëpisë. Dhe kështu të shmangin blerjen e gazit ose prerjen e druve. Është një element që kërkon investime shumë të vogla, por që sjell komoditet dhe të ardhura për një familje”, deklaron Vigan.

Të investosh në agrivoltaikë

“Ne gjithashtu kemi instaluar panele fotovoltaike të drejtuara në mënyrë që delet të mund të kullosin nën to. Në fakt, eksperiencat në Francë tregojnë se delet duke kullotur barin zvogëlojnë nxehtësinë nën panele, duke sjellë kështu më shumë energji, pra më shumë rendiment. Panele gjithashtu mbrojnë delet gjatë verës nga rrezet e diellit dhe zvogëlojnë nevojat e tyre për ujë”.

Instalimet fotovoltaike krijojnë një ekosistem të tërë. Ka rezervuarin e ftohjes për ruajtjen e qumështit. Instalimin e biogazit nga trajtimi i mbetjeve të kafshëve. Filtri për trajtimin e ujërave të ndotura që vijnë nga dhoma e mjeljes. Ose gjithashtu “kufijtë elektrikë” mjaft energjitë. Fermat shqiptare po transformohen ngadalë, duke respektuar mjedisin dhe duke u përshtatur me ndryshimet klimatike.

Panele diellore janë gjithashtu më të përballueshme për bujqit falë subvencioneve dhe mbështetjes financiare të lidhur me instalimin e tyre. Kjo i ndihmon ata të mbulojnë një pjesë të kostove fillestare, e bën investimin më të lehtë dhe të përballueshëm, duke lejuar gjithashtu kursime afatgjata.

Kjo është arsyeja pse, në zonat rurale shqiptare, përdorimi i paneleve diellore po shumëzohet. Për Halim. L, bujk në një fshat të Fierit në jug-perëndim, përdorimi i paneleve ka rritur produktivitetin. "Kam kursyer para dhe prodhimi im është rritur. Me panele, jeta jonë si bujq ka ndryshuar. Jo vetëm për mua, por për disa fqinjë me të cilët punojmë".

Shumë perspektiva

Edhe pse përfitimet janë të dukshme, megjithatë ekzistojnë pengesa, si mungesa e njohurive teknike për mirëmbajtjen dhe përdorimin e paneleve.

Për këtë, janë ofruar trajnime nga organizma si Qendra e Transferit të Teknologjive Bujqësore të Korçës, e cila merret me identifikimin, testimin, përshtatjen dhe introduktimin e metodave dhe materialeve të reja në praktikat bujqësore dhe blegtorale. Këto trajnime janë të dizajnuara për të ndihmuar në kuptimin më të mirë se si të shfrytëzohet dhe mirëmbahen instalimet. Por gjithashtu si të shfrytëzohet sa më mirë investimet.

Në zonat rurale, infrastruktura energjetike shpesh mungon dhe ka ndërprerje të shpeshta të furnizimit. Panele diellore përbëjnë atëherë një burim energjie të besueshëm dhe të përballueshëm, duke i shmangur bujqit nga ndërprerja e punës së tyre.

"Sapo të kem informacionet e nevojshme dhe me ndihmën e Shtetit, do të vendos panele në stallën time. Sepse këtu kam ujë për ujitje, por nuk kam energji elektrike", njofton Fidan, një tjetër bujk që ende nuk është i pajisur.

Si shenjë e interesit për këtë lloj projektesh, shkollat e mesme dhe universitetet fillojnë të ofrojnë programe të specializuara në bujqësi, duke përfshirë kurse mbi përdorimin e energjisë diellore dhe teknologjive të tjera moderne. Këto iniciativa synojnë të rrisin numrin e profesionistëve të kualifikuar dhe të krijojnë një rezervë të forcës punëtore të specializuar për sektorin.

Instalimi i paneleve në një fermë ©Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Foto e Parë: ©Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural